BMI Group prodhon sisteme hidroizoluese me cilësi të lartë për një gamë të gjerë sipërfaqesh, me nënshtresa metalike, prej druri dhe betoni. Gama jonë përfshin membranat bituminoze dhe sintetike, izoluesit e lëngshëm, dritaret e çatisë, sisteminin e aspirimit dhe izolimin termik me performancë të lartë. Sisteme të tilla mund të kontribuojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit, çlirimin e CO2 dhe përmirësimin e efiçencës së energjisë.
SISTEMET E HIDROZOLIMIT TË ÇATISË SË RRAFSHËT
Membrana izoluese dhe hidroizoluese
Sistemi ynë bituminoz, i përforcuar dhe me çmim të leverdisshëm, për çatitë e rrafshta, është ideal për ndërtime të reja apo rikonstruksione. Përveç cilësisë së garantuar, projektuesit mund të zgjedhin produkte me cilësi të lartë, të përshtatshme për një sërë sipërfaqesh të ndryshme.
Gama e produkteve përfshin të gjitha membranat tradicionale dhe nënshtresat, të cilat mund të aplikohen si nga profesionistët dhe nga joprofesionistët, për zgjidhjet inovative efiçente në energji dhe për mbrojtjen nga zjarri, për ekipet e çatipunuesve me përvojë.
Gama e gjerë e produkteve tona për aplikim me nxehtësi e membranave bituminoze, njështresore dhe termikisht aktive, është projektuar për të përmbushur kërkesat e çdo projekti të çatisë së rrafshët.
Sistemi i membranave të lehta njështresore është perfekt për një performancë të lartë të sistemit të çatisë. I thjeshtë, i sigurt dhe i shpejtë për t’u aplikuar, ky sistem plotëson edhe zgjidhjet më të sofistikuara të projektuesve. Si pjesë integrale e këtij sistemi ekziston edhe një izolim i klasit të parë, si dhe mbrojtja nga rrymat e ajrit. Membranat tona njështresore mund të përdoren në të gjithë sektorët, nga ndërtesat publike dhe tregtare, në projekte të reja të banimit për ndërtim dhe restaurim.
Hidroizoluesit tanë të lëngshëm, të përshtatshëm kryesisht për objekte tregtare dhe ndërtimin e objekteve të reja, përfaqësojnë një zgjidhje të zgjuar dhe inovative për projektet e kërkuara të ndërtimit. Sealoflex, Elastoflex dhe Parathane janë produktet më të fundit në teknologjinë tonë të izolimit me të ftohtë. Elastoflex është pa aromë dhe ideal për ndërtesat rezidenciale, ku produktet me bazë solventi janë të papërshtatshme. Parabit është një sistem me ajër të nxehtë i projektuar për sistemet e çatisë: së harkuar, të gjelbër dhe të shfrytëzuara për pishina.
E qëndrueshme dhe efiçente në energji
Ne jemi krenar për angazhimin tonë të madh për mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e riciklimit të produktit në secilën fazë, duke zvogëluar përdorimin e lëndës së parë dhe energjisë. Shumë nga produktet tona njihen nga institucionet industriale dhe plotësojnë ose tejkalojnë standartet ekologjike.
Noxite® është një membranë hidroizoluese bituminoze, që pastron ajrin nga oksidet e dëmshme të azotit (NOx) që shkaktohen nga trafiku rrugor, impiantet prodhuese dhe termocentralet. Kokrrizat TiO2 (dioksidi i titanit) janë pjesë përbërëse e membranës dhe kanë për detyrë të kthejnë ndotësit e NOx në nitrate të padëmshme, në një përqendrim më të ulët sesa në një shishe ujë të ambalazhuar.
Sistemet e membranave hidroizoluese kontribuojnë në ndërtimin e çative më të freskta, më efiçente në energjinë elektrike, me një sipërfaqe të bardhë, të lëmuar, shumë reflektuese. Ato janë të dizenjuara për të përmbushur kërkesat për çati të freskta, me efikasitet energjetik, në çatitë e reja ose të restauruara.
Zgjidhjet tona të ndriçimit të çatisë “Rooflight“ mund të transformojnë brendësinë e ndërtesës falë dritës natyrore dhe kështu theksojnë ndjenjën e mirëqënies dhe produktivitetit. Ndriçimi i çatisë përmes Rooflight, rrit dhe shpërndan në mënyrë të barabartë dritën natyrore duke siguruar deri në tre herë më shumë dritë dielli nga një sipërfaqe me të njëjtën madhësi, e mbuluar nga dritaret vertikale.
Ne ofrojmë risitë më të fundit
Krijimi i bitumeve tona vetë-ngjitëse, termikisht aktive, ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë së membranës bituminoze. Tani është i mundur aplikimi “i ftohtë” pa asnjë rrezik zjarri mbi të gjitha sipërfaqet dhe detajet e ndjeshme që ndizen lehtë.
Këto membrana inovative përbëhen në anën e sipërme nga bitumi i elastomerit të përpunuar dhe kombinohen me anën e poshtme me një përzierje vetë-ngjitëse, me qëndrueshmëri ngjitjeje të lartë dhe aktivizim të ulët termik.
Këto membrana janë projektuar posaçërisht për të siguruar një vendosje të sigurt, të shpejtë dhe multifunksionale.
Teknologjia e shiritave ngjitës dhe hapësirave të ndërmjetme në membranat tona bituminoze të çatisë së rrafshët, u lejon aplikuesve të përdorin 25% më pak gaz dhe njëkohësisht përshpejtojnë përfundimin e proçesit të izolimit, krahasuar me membranat tradicionale me ngrohje. Shiritat lejojnë shpërndarjen e avullit përmes membranës.
Ne kemi prodhuar gjithashtu një sërë produktesh me një shtresë mbrojtëse kundër zjarrit për membranat bituminoze, të cilat parandalojnë përhapjen e flakës dhe depërtimin në shtresa më të thella. Ato janë miratuar nga kompanitë kryesore të sigurimeve.