AVANTAZHET E ÇATIVE AKTIVE

Si lider global në sistemet e mbulimit, ne ofrojmë bazën më të fortë të mundshme për çdo projekt çatie aktive dhe të gjelbër. Ekspertiza jonë e provuar përmes mijëra projekteve të përfunduara me sukses do të thotë që ju mund të mbështeteni tek ne, nga fillimi deri tek garancia pas përfundimit të punimeve.

Në portofolin tonë ka një numër të madh produktesh, kështu që pavarësisht nga kërkesa juaj, ne gjithmonë do t’ju ofrojmë zgjidhjen më të mirë pa paragjykime. Përvoja dhe këshillat tona do t’ju mbrojnë nga rreziqet financiare që lidhen me rekomandimet e gabuara, produktet me cilësi të dobët ose dizenjimi joadekuat.

Ne jemi krenar për angazhimin tonë të madh për mbrojtjen e natyrës dhe produktet e riciklimit kur është e mundur, në mënyrë që të zvogëlohet përdorimi i lëndës së parë dhe i energjisë. Kjo do të thotë që shumë prej produkteve tona tashmë përmbushin dhe shpesh tejkalojnë standardet ekologjike.

Shumë më tepër se sa një çati

Çatia është shumë më tepër se mbrojtja ndaj kushteve atmosferike. Ne shikojmë më tej, duke krijuar sisteme çatie komplete, të integruara, që mund të sigurojnë energji, qëndrueshmëri, të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit dhe madje edhe të zvogëlojnë ndotjen. Ne ofrojmë panele diellore fotovoltaike (PV), zgjidhje diellore termike për ngrohjen e ujit, si dhe çatitë e gjelbra të përshtatura në favorin tuaj, të cilat kontribuojnë në izolimin më të mirë, zvogëlojnë akumulimin e ujit atmosferik dhe transformojnë peizazhin.

Angazhimi ndaj qëndrueshmërisë dhe efiçiencës së energjisë

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për kërcënimet e ndryshimeve klimatike dhe rëndësinë e zvogëlimit të ndikimit në mjedis. Ne në BMI Group investojmë në teknologji të tilla si në gamën tonë Eco Active, në mënyrë që të sigurojmë zgjidhje praktike për çatitë, të cilat së bashku me natyrën kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit.

Gama jonë e specialiteteve përfshin membranat hidroizoluese që kontribuojnë në krijimin e çative më të freskta, efiçente në energji, me një sipërfaqe të bardhë, të lëmuar, shumë reflektuese. Projektuar sipas konceptit për çati të freskët, efiçente në energji, kjo çati ofron avantazhe të shumta për zyrat, shkollat, spitalet dhe objektet industriale.

Noxite® është një membranë hidroizoluese bituminoze që pastron ajrin nga oksidet e dëmshme të azotit (NOx) që shkaktohen nga trafiku rrugor, impiantet prodhuese dhe termocentralet. Kokrrizat TiO2 (dioksidi i titanit) janë pjesë përbërëse e membranës dhe kanë për detyrë të kthejnë ndotësit e NOx në nitrate të padëmshme, që lahen lehtë nga uji i shiut.

Pigmentet speciale në sipërfaqen e Protegon, bëjnë që këto tjegulla të reflektojnë 300% më shumë rreze infrared se tjegullat tradicionale të çatisë. Çatia qëndron më e freskët dhe e freskon mjedisin rreth saj, gjë që përmirëson cilësinë e ajrit në hapësirën e banimit dhe e bën çatinë shumë rezistente ndaj gërryerjes dhe formimit të myshkut.

Çatitë tona të gjelbra

Çatitë e gjelbra ofrojnë përfitime të shumta për ndërtuesit dhe pronarët e pasurive të paluajtshme. Ato jo vetëm që kanë një ndikim pozitiv në mjedis, duke promovuar qëndrueshmërinë, biodiversitetin dhe reduktimin e ujit atmosferik, por ato gjithashtu kontribuojnë në një peizazh të bukur dhe u ofrojnë insekteve dhe kafshëve, mundësinë për të patur hapësira të reja të gjelbra.Ne ofrojmë një gamë të gjerë të zgjidhjeve më gjithëpërfshirëse dhe më intensive të çative të gjelbra.

 

Sistemet tona të çatisë së gjelbër ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, me një sërë përfitimesh për cilësinë e ajrit, shëndetin dhe mirëqenien.