VMX 5 është një masë lidhëse e nxehtë me bazë polimere-bituminoze (PMB). Proçesi i prodhimit dhe kontrolli i cilësisë së tij, janë të çertifikuara sipas standartit EN ISO 9001.
Avantazhet kryesore të mbushjes me VMX 5 janë:
- Ngjitje shumë e mirë për beton, asfalt
- E sigurt dhe jetëgjatë
- Rezistente ndaj të ftohtit dhe nxehtësisë
Aplikohet në mot të thatë, në temperatura të jashtme dhe nënshtresa + 5 ºC. Fuga duhet të jetë e thatë, pa pluhur, pa pjesë të mbetura të materialit, pa dhera, pa vajra dhe papastërti të tjera. Anët e fugave duhet të pastrohen thellësisht. Si shtresë bazë përdoret Villasyn. Masa e mbushjes nxehet në temperaturën e kërkuar prej +170 ºC në kontejnerët e posaçëm (ose të ngjashëm). Mbingrohja ose ngrohja e tejzgjatur (më shumë se 7 orë) dëmton masën. Kur mbushni të çara, masa e mbushjes mund të spërkatet me pudër ose me rërë të imët të përshtatshme.