Villafalt 5ES

Villafalt 5ES është një pastë hidroizoluese, me një përbërës, me bazë emulzioni bituminoz. Ajo nuk përmban tretës organikë dhe prandaj është miqësore me mjedisin. Proçesi i prodhimit dhe kontrolli i cilësisë së tij, janë të çertifikuara sipas standartit EN ISO 9001.

 

Villafalt 5ES pas proçesit të tharjes, është rezistente ndaj ujit. Për shkak të trajtës së saj si pastë, mund të aplikohet në trashësi të mëdha dhe në sipërfaqe vertikale. Materiali ka forcë ngjitëse të shkëlqyer për fiksimin afatgjatë të paneleve të izolimit termik dhe është veçanërisht elastik për mbushjen e çarjeve të vogla.

 

Villafalt 5ES është shumë i përshtatshëm për një hidroizolim jetëgjatë dhe elastik të ndërtesave, në shtresa dhe trashësi të mëdha, për ngjitjen e paneleve izolues me shkumë të fortë, sidomos gjatë proçesit të izolimit periferik. Sipërfaqja duhet të jetë e thatë, e pastër dhe pa grimca të materialit, pa dhera, pa vaj ose papastërti të tjera.

 

Aplikimi mund të bëhet në mënyrë direkte nga kova, me një mistri, furçë ose pajisje speciale për spërkatje, ku nënshtresa të jetë e dëmtuar. Nuk aplikohet në shi, në rrezik ngrice dhe në një temperaturë ambienti më të ulët se + 5ºC.

Fleta e të dhënave teknike