Icopal Eshalas AB është një produkt prej elastomeri, me vetëngjitje, shumë i përpunuar, i lehtë në përdorim, i krijuar për të mbushur plasaritjet e të gjitha llojeve dhe për një stukim të mirë. Icopal Eshalas AB ka një ngjitje të jashtëzakonshme në të gjitha tipet e nënshtresave dhe gjithashtu ka veti të mira elastike ngjitëse, një ngurtësi fillestare të lartë dhe aftësinë për të absorbuar tensionin e shkaktuar nga temperaturat e larta.
Icopal Eshalas AB, falë vetive të shkëlqyera ngjitëse, në të shumtën e rasteve nuk kërkon aplikimin e ndonjë shtrese paraprake (astar).
Zona e aplikimit
Icopal Eshalas AB është i përshtatshëm për të ngjitur të gjitha llojet e materialeve të përdorura në ndërtimin e rrugëve dhe urave me çdo lloj asfalti, p.sh. asfalt i imët / i ashpër, makineritë SMA, sistemet e asfaltit me përbërje betoni dhe sisteme të tjera, me një temperaturë aplikimi jo më të lartë se 250 ° C .
Duke aplikuar membranën Icopal Eshalas AB, depërtimi i ujit parandalohet në të gjitha llojet e bashkimeve që hasen në ndërtimin e urave dhe rrugëve si p.sh. në: përzierjen e asfaltit të vjetër me të ri, asfalt me përbërje betoni, asfalt me përbërje çeliku, asfalt me granit si edhe në të gjitha llojet e punimeve, p.sh. në drenazhime, zgjerime, kalata të parafabrikuara, kalldrëme, hekurudha etj. Membrana mund të përdoret gjithashtu për zgjerimin mes pllakave të betonit dhe çelikut, pas një trajtimi të posaçëm me ngrohje, në parkingje disakatëshe, në aeroporte, në zona industriale dhe të tjera të ngjashme me këto.