Elastovill E-KV-4 S

Elastovill E-KV-4 S është një membranë hidroizoluese që nuk e depërton ujin, e përbërë nga 250 gr fije poliestre të patretshme, me shtresa bituminoze elastomeri nga të dyja anët. Ana e sipërme është e veshur me kokrriza rëre, të cilat përshtaten lehtësisht me lëndën djegëse, për një ngjitje të shpejtë. Proçesi i prodhimit dhe kontrolli i cilësisë së tij, janë të çertifikuara sipas standardit EN ISO 9001.

Elastovill E-KV-4 S përdoret si shtresë hidroizoluese e sipërme në sistemet e hidroizolimit disashtresor sipas EN 13707 dhe për këtë arsye përdoret si në ndërtime të reja, ashtu edhe në riparimin e çative të rrafshta e të pjerrta, në ndërtimet nëntokësore, shtëpitë shumëkatëshe dhe në objektet industriale. Kjo membranë hidroizoluese rekomandohet në mënyrë të veçantë sidomos kur pritet një zhvendosje e madhe termike e nëntokës (konstruksione çatie të lehta, ngarkesa termike, beton i paizoluar dhe i dobësuar, nyje, çarje etj.) Ngjitja bëhet kryesisht me flakë të nxehtë, në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen.

Fleta e të dhënave teknike