Elastovill ALGV-45E është antiavullues i plastifikuar me përdorim universal, i përbërë prej fibra xhami kombinuar me alumin, me kokrriza të imta rëre në anën e sipërme. Është një antiavullues në përputhje me ÖNORM B 3666 dhe EN 13970. Proçesi i prodhimit dhe kontrolli i cilësisë së tij, janë të çertifikuara sipas standartit EN ISO 9001.
Avantazhet kryesore të këtij produkti janë:
- Është fleksibël dhe përshtatet lehtësisht me nënshtresën
- lejon depërtimin e avujve
- me përdorim universal
Elastovill ALGV-45E përdoret si hidroizolues çatie, sipas udhëzuesit për hidroizolimin e çative të rrafshta. Falë fleksibilitetit të shtresës së sipërme prej bitumi elastomeri, është veçanërisht i përshtatshëm si antiavullues ose si izolues i përkohshëm në periudha më të ftohta.