FiGaRoll Plus

Zgjidhje në formë ruloni, me përdorim universal, për krijimin pa llaç të kulmit dhe brinjës. Një teknologji e re palosjeje i mundëson fletës anësore fleksibël një zgjatje prej 50% dhe kështu ajo merr formë lehtë dhe në mënyrë të përhershme mbi materialet e rrafshëta apo të profilizuara të mbulimit të çatisë. Teknika inovative e ventilimit (2 kanale ajrimi) në pjesën e përbërë nga lesh i tjerrur ofron mbrojtje optimale nga depërtimi i shiut të rrëmbyer apo dëborës. Për të arritur një mbërthim perfekt FiGaRoll Plus është i pajisur me një shënjues në shiritin e gozhdëve dhe me fletë anësore me bytyl.

Materiali: Fletë elastike anësore të përbëra prej alumini/PET të lyer dhe rezistent ndaj kushteve atmosferike dhe rrezeve Ultra Vjollcë, lidhje shtresash me ngjitës bytyli, material ajrues me teknikë ventilimi inovative që shmang depërtimin e ujit dhe rezistente ndaj rrezeve Ultra Vjollcë
Ngjyrat: e kuqe, kafe, gri e errët
Përdoret për: të gjitha modelet e tjegullave
Përmasat: 5 m gjatësi, 32 cm gjerësi
Prerja tërthore: rreth 150 cm² / metër linear (nga të dyja anët)
Sasia e nevojshme: 1 Rulon për çdo 5 metër linear kulm apo brinjë