Sistemi funksional, i sigurt dhe shumë ekonomik për kalimin mbi çati (Klasa 1 – sipas ÖNORM EN 516). Nëpërmjet pjesëve të njëpasnjëshme të sistemit është e siguruar mbrojtja nga shiu e sipërfaqes së çatisë, pasi kështu nuk krijohet asnjë mundësi depërtimi nëpërmjet shtresës së sipërme. Tjegullat e bazamentit duhet të përforcohen me listela më të forta. Çdo tjegull bazamenti duhet të fiksohet me dy vida druri 4,5 x 45 mm dhe me një kapëse Euroklammer. Elementi gjysmëharkor lidh tjegullën e bazamentit me skarën e madhe apo të vogël dhe rregullon njëkohësisht përshtatjen me pjerrësinë e çatisë midis 15 dhe 52 Grad.
Tjegull bazamenti për montimin e elementëve për ngjitje në çati
Materiali: rërë, çimento, ujë, pigmente joorganike
Ngjyrat: e kuqe tulle, kafe në të kuqe, gri e errët, antik Modelet
Përmasat: 330 x 420 mm
Pesha: 8,20 kg / copë
Gjatësia e mbulimit: 30,0 cm
2 vrima për vida me hermetizim plastik
Sasia e nevojshme: 2 copë për çdo skarë ngjitjeje në çati
Elementi gjysmëharkor
Materiali: alumin shumë cilësor i lyer nga të gjitha anët
Ngjyrat: e kuqe, kafe në të kuqe, gri e errët
Pesha: 0,30 kg / copë
Sasia e nevojshme: 1 copë për çdo tjegull bazamenti