Villafalt 2K është një pastë hidroizoluese me dy përbërës, prej polimeri, për aplikim të ftohtë, me emulzion bituminoz. Ajo është e përgatitur për përdorim direkt në vendin e aplikimit, duke përzier të dy komponentët.
Villafalt 2K pas proçesit të tharjes, është rezistente ndaj ujit. Për shkak të trajtës së saj si pastë, mund të aplikohet në trashësi të mëdha dhe në sipërfaqe vertikale për shkak të tharjes së saj të shpejtë në temperatura të ulëta ose ambiente jo të ajrosura mirë.
Villafalt 2K është shumë i përshtatshëm për hidroizolimin elastik të ndërtesave dhe për mbylljen e fugave të paneleve të izolimit prej drurëve të fortë, sidomos gjatë proçesit të izolimit të skajeve. Aplikohet në një ose dy shtresa, me rrjetë si përforcim ndërmjet shtresave. Sipërfaqja duhet të jetë e thatë, e pastër dhe pa grimca të materialit, pa dhera, vaj ose papastërti të tjera. Të gjitha nënshtresat me bazë minerale duhet të mbulohen me Villas Emulbit. Përdoret direkt pas hapjes së kovës, duke e aplikuar me një mistri dhe furçë.