Villaself SU është një membranë hidroizoluese polimere-bituminoze me vetë-ngjitje, e cila ngjitet me proçes të ftohtë. Membrana ka një veshje me fibra xhami, e cila është rezistente ndaj zjarrit. Ana e poshtme ka një fletë të hollë e cila hiqet mekanikisht, ndërsa ana e sipërme është e përforcuar me fibra xhami të hollë lehtësisht të djegshme. Proçesi i prodhimit dhe kontrolli i cilësisë së tij, janë të çertifikuara sipas standartit evropian EN ISO 9001.
Villaself SU përdoret si një shtresë e parë dhe meqë ka mbivendosje të sigurta, mbron direkt polisterolin kur përdoret si shtresë e parë. Shtresa tjetër nxehet mbi të parën. Villaself SU përdoret si shtresë e parë në restaurimin e ndërtesave të vjetra, por edhe në ndërtesa të reja (p.sh. “Çati profesionale” Villas), dmth si një shtresë që ngjitet direkt në panele izoluese termike EPS (polisterol i ekspanduar), por edhe në nënshtresat e mëparshme të çative të vjetra prej betoni.