Isovill DUO-1

Isovill DUO-1 plotëson kërkesat e rregullores gjermane “ZTV-BEL-B Pjesa 2” për hidroizolimin e strukturës së urave, hidroizolimin e sistemit me membranë hidroizoluese prej polimeri të përpunuar në sistemin dyshtresor. Cilësia afatgjatë e membranës garantohet dhe monitorohet nga një sistem i rreptë kontrolli cilësie, si dhe kontrolli i pavarur i kompanisë TFVA në Graz. Proçesi i prodhimit dhe kontrolli i cilësisë së tij, janë të çertifikuara sipas standartit EN ISO 9001.

Isovill DUO-1 falë masës elastomere-bituminoze ka: rezistencë të shkëlqyer ndaj prerjes, ngjitje të mirë me nënshtresën, si dhe aftësi të mira fleksibiliteti me strukturën nëntokësore, madje edhe në temperatura të ulëta. Struktura prej fibrash xhami garanton rezistencë të lartë ndaj grisjes, në të njëjtën kohë edhe fleksibilitet gjatë ngjitjes.

Isovill DUO-1 përdoret si shtresë e poshtme nën shtresën e asfaltit të ngurtë, në garazhe nëntokësore, në hapësira parkimi, por edhe për ura, tunele dhe struktura të tjera. Aplikimi bëhet duke ngjitur me nxehtësi të gjithë gjatësinë e membranës sipas kërkesave të rregullores ZTV-Bel-B Pjesa 2. Nënshtresa prej betoni duhet të pregatitet sipas rregullave të aplikimit, me astar me bazë rezine epoksi “Villaseal” ose me “Pormex Rapid ZTV”.

Fleta e të dhënave teknike