Tjegulla anësore

Me tjegullën anësore realizohet mbyllja e anëve trekëndëshe të çatisë si një zgjidhje shumë ekonomike, profesionale dhe me formë perfekte. Është shumë e rëndësishme që distanca midis listelave të jetë minimumi 31.5 cm. Këto tjegulla janë të prodhuara nga fabrika me dy vrima dhe duhet të fiksohen me gozhdë ose vidë.

Materiali: Rërë, çimento, ujë, pigmente joorganike
Ngjyrat: e kuqe tulle, kafe në të kuqe, kafe e errët, gri e errët, gri brilant, antik, rustik, kafe e hapur
Modelet: Klasik, Klasik Protector, Atika, Atika Protector, Kuppa Italiana
Përmasat: 330 x 420 mm
Pesha: 6,7 kg
Mbulimi i buzëve të tjegullës anësore rreth: 11,0 cm
Gjerësia e mbulimit të tjegullës anësore majtas: 26,0 cm
Gjerësia e mbulimit të tjegullës anësore djathtas: 29,0 cm
2 vrima për gozhdë: ø 4 mm
Vendosja e kërkuar e listelave: minimumi 31,5 cm/maksimumi 34 cm
Sasia e nevojitur në varësi të pjerrësisë së çatisë: rreth 3 copë për metër linear anësore